Sport Ndërkombëtar

Edhe Benzema me kontratë 200 milionëshe, Realin nuk do ta harrojë kurrë

Pas 14 vitesh si pjesë e Real Madridit, Karim Benzema ka vendosur të nisë një aventurë tjetër. Sulmuesi francez, një nga lojtarët më të vlerësuar dhe më të suksesshëm në historinë e “Los Blancos”, do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite aty ku ka firmosur me klubin e Al-Ittihad për shumën e 200 milionë eurove në sezon.

Gjatë fjalës së lamtumirës, Benzema u shpreh se për të ishte një vendim shumë i vështirë për t’u ndarë me Realin, ndërsa shtoi se kryeqytetasit nuk do t’i harrojë kurrë.

“Dëshira ime ishte ta mbyllja karrierën me Real Madrid, por ndonjëherë jeta të ofron mundësi të reja. Ishte një vendim shumë i vështirë, por i marrë së bashku me familjen, nuk do ta harroj kurrë Real Madridin”, u shpreh sulmuesi 35-vjeçar.

/Shqip.com