Rozë

Edhe Beatrix ishte në “Sunny Hill”, a u takua me çiftin Bora-Donald?

Historia e trekëndëshit Bora-Donald-Trixa sërish është bërë tema më e komentuar në mediat rozë.

Fillimisht u rikthye kur Bora me ose padashje ruajti në Tik Tok një video të Trixës dhe Donaldit sa ishin në Big Brother Vip, gjë që nuk i iki këngëtares Ramosaj pa reaguar duke e thumbuar Zemanin.

Por, nuk mjaftoi vetëm kaq. Shoqja e mirë e moderatores, Semi Jaupaj natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”, postoi një foto ku u shfaqën si në kohët e vjetra ajo, Bora dhe Donaldi.

Në të njëjtën natë në festival ishte edhe këngëtarja Ramosaj , ku nuk munguan fotot nga ajo me ose pa qëllim për të treguar se ndodhet në të njëjtin vend.

Por a u takua ajo me çiftin Bora-Donald? Këtë përgjigje mund ta japë vetëm Beatrixa. /Shqip.com