Edhe Allegri drejt Arabisë Saudite
Publikuar:
(10.06.2023 11:50:00)

Massimiliano Allegri drejt kalimit në Arabinë Saudite.
55-vjeçari, sipas medieve italiane ka marrë një ofertë shumë të lartë dhe po e shqyrton seriozisht.
Trajneri i Juventusit është në orët vendimtare për të ardhmen dhe klubi po pret përgjigjen përfundimtare, me Allegrin i cili do të zbulojë të ardhmen në 48 orët e ardhshme.
Trajneri dhe drejtuesit e Juventusit do të takohen në Monte Carlo dhe aty do të merret një vendim përfundimtar.
/Shqip.com