Rozë

Edhe Albi reagon pas asaj çfarë tha mbrëmë Alesia në Për’puthen

Albi Dhima

Albi dhe Alesja ka disa javë që kanë ndarë rrugët.

Kjo pasi Albi ishte deklaruar për Alesian, por kjo e fundit ka deklaruar që ka kuptuar disa gjëra për të.

Së fundmi në mediat rozë kanë qarkulluar disa imazhe të Albit me një vajzë tjetër, fytyra e të cilës është fshehur.

Nga ana tjetër, Alesja ka reaguar për herë të parë për këtë situatë në “Përputhen”.

“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër”, është shprehur ajo.

Ndërsa tashmë për këtë ka reaguar Albi në Instagram.

“Disa njerëz për të pastruar veten, fëlliqin të tjerët… Fillimisht kujdesu për veten”, ka shkruar ai./SHQIP.com