Lajme

Edhe 3 të mbijetuar nga aksidenti në Bullgari pritet të kthehen në Shkup

Foto nga aksidenti tragjik në Bullgari

Tre nga shtatë të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Struma të Bullgarisë, pritet qe të transferohen nga spitali “Pirgov” i këtij vendi për në Shkup, transmeton Shqip.com.

Ata do të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit, ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Ndërkaq dy të tjerë janë transferuar të shtunën dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, raporton ‘Alsat-M’.

Në këtë aksident të rëndë që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 46 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë.

Në mesin e tyre, 12 viktima ishin të mitur. /Shqip.com