Sport Ndërkombëtar

Eden Hazard pensionohet nga Kombwtarja e Belgjikës

FOTO: FIFA
FOTO: FIFA

Mesfushori Eden Hazard nuk do të luajë më për Belgjikën, pasi sulmuesi i Real Madrid ka konfirmuar vendimin e tij për t’u pensionuar nga kombëtarja belge.

32-vjeçari, i cili mori pjesë në Kupën e Botës 2022 me Djajtë e Kuq, e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në fushë me Belgjikën në ndonjë moment në të ardhmen pasi nuk është i gatshëm të bëjë atë që bënë Zinedine Zidane, Lionel Messi apo Zlatan Ibrahimovic në të kaluarën duke u rikthyer nga pensioni.

“Nuk mund ta shihja veten të mos luaja për Real Madridin dhe më pas të shkoja në kombëtare dhe të luaja. Nuk do të kthehem, jam 100 për qind i sigurt. Unë nuk e shoh veten duke e bërë këtë dhe nuk kam qenë kurrë në kokën time”, tha Hazard për RTBF.

/Shqip.com