Rozë Ndërkombëtar

Eda dhe Serkan fitojnë 4 çmime kryesore në Turqi

Hande Erçel

Seriali “Dashuria është në ajër” është vlerësuar me katër çmime në eventin e “MF Production në Turqi.

Seriali i cili ka drejtor, Altan Donmez ka xhiruar edhe skenat e fundit muajin e kaluar dhe tashmë është në fund të transmetimit.

“Dashuria është në ajër” ka fituar çmimin e komedisë më të mirë “Best Romantic Comedy”, në ceremoninë e çmimeve “Ayakl? Gazete”.

Ndërsa, Hande Erçel, aktorja që luan rolin e Edës në serial, fitoi çmimim e aktores më të mirë të komedisë (Best Romantic Comedy Actress), ndërsa partneri i saj në serial, Kerem Bursin, fitoi çmimin e aktorit më të mirë të vitit (Best Romantic Comedy Actor of the Year).

Po ashtu, të dy aktorët fituan edhe çmimin e çiftit më të mirë (Best Series Couple), duke regjistruar kështu plot 4 çmime.

Ndryshe pasi që dyshja kanë luajtur rolin kryesor në serial kanë treguar që janë dashuruar në njëri tjetrin.

Lajmi u bë i ditur muaj më parë, ku dyshja deklaruar lidhjen e tyre gjatë pushimeve në Maldive.

Ata kanë qenë të shoqëruar nga motra e Handës dhe bashkëshorti i saj, kështu që tashmë janë bërë një familje e pandashmë./SHQIP.com