Rozë Ndërkombëtar

Ed Sheeran ishte gati për ta vrarë Elton John gjatë xhirimeve të klipit

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, pothuajse e kishte vrarë Elton John gjatë xhirimeve për Krishtlindje.

Ai ishte i tmerruar, pasi gabimisht goditi dhuratën, zilja e së cilës iu drejtua për në kokën e John, shkruan Daily Star.

Derisa përshkruante incidentin në duetin për këngën e radhës, Ed tha: “Gati isha ta vrisja me një zile në klip”.

Ed Sheeran dhe Elton John

“Un jam i veshur si një babadimër tërheqës që i gjuan dhuratat, por njëra prej tyre pati një zile të madhe në të”.

Sheeran tregoi se ata kishin ngadalësuar xhirimet, teksa shihet se si zilja kaloi tek koka e tij, që në qoftë se e kishte prekur mund t’i kishte krisur kokën.

Ed Sheeran

Incidenti e ka lënë këngëtarin paksa fajtor, por sidoqoftë ai pranon se kaloi kohë të mirë gjatë xhirimeve./SHQIP.com