Kulturë

Ed Sheeran do të performojë për nder të Mbretëreshës Elizabeth

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, do të performojë për nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe burrit të saj të ndjerë, Prince Philip, në një prej ngjarjeve të organizuara me rastin e festimit të 70-vjetorit të shërbimit të mbretëreshës në fron.

Sheeran, po planifikon të këndojë këngën e tij të dashurisë “Perfect” për nder të romancës së gjatë të çiftit.

Këngëtari do të performojë pistën në finalen e një kortezhi karnavalesh nëpër rrugët e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe performanca do të shfaqë një ekran gjigant të mbushur me imazhe të Mbretëreshës dhe Princit Philip gjatë gjithë kohës së tyre së bashku.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe Princi Philip ishin të martuar për 77 vjet. Ai vdiq në prill të vitit 2021 në moshën 99-vjeçare.

Do të shënojë fundin e katër ditëve të festimeve që do të zhvillohen në të gjithë vendin, të cilat fillojnë të enjten, më 2 qershor me një paradë speciale Trooping the Color dhe një flypast me 70 avionë, përfshirë Shigjetat e Kuqe.

Festimet përfshijnë gjithashtu një shërbim në Katedralen e Shën Palit të premten, më 3 qershor dhe një koncert jashtë Pallatit Buckingham të shtunën, më 4 qershor.