Sport Shqiptar

Ecuri fenomenale e Prishtinës

Sigal Prishtina

Sezonën nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjatë rruëgtimit, gjërat filluan të marrin një kahje pozitive.

Pas dhjetë gjirove të zhvilluara, Sigal Prishtina gjendet në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Të mërkuren mbrëma, skuadra nga kryeqyteti e realizoi fitoren e gjashtë sezonale – ndaj Bashkimit, me rezultat 73:62.

Ani pse epërsia nuk ishte shumë e thellë, bardhëkaltërit ishin dukshëm më të mirë në parket dhe arkëtuan pikët e plota.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme
Sigal Prishtina

Në këtë takim u dalluan Eendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Tashmë, skuadra nga kryeqyteti ka gjithsej 16 pikë, dy më pak se Trepça që është lidere.

Ndërsa, ka lënë prapa Yllin dhe Pejën që gjenden në pozitat tre dhe katër, me nga 16 pikë./Shqip.com

Gjendja momentale në Superligë