Kulturë Kino

“E vërteta”, për tri herë radhazi në teatrin e Gjilanit

Në teatrin e qytetit të Gjilanit, do të shfaqet komedia “E vërteta’.

Nga dita e mërkurë më 23 shkurt e deri të premten, për tri ditë radhazi do të jetë pjesë e teatrit të Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e teatrit.

“E vërteta”, vjen nga Florian Zeller dhe regjisor Agon Miftari.

Ndërkaq, luajnë Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa.

‘E vërteta përballë apo ballafaqon dy çifte, të cilët gjatë jetës së tyre kanë humbur kuptimin e së vërtetës. Sa larg do të shkojnë ata për ta fshehur atë, kush tradhton kë, pse tradhtohet, kush është më i mirë në tenis, cila është e vërteta, a humbet ajo mes rreshtave apo thuhet, sa të dhemb dhe sa mund ta duroni të vërtetën’.

Komedia, është prodhim i teatrit të Gjilanit, dhe do të shfaqet në ora 19:00.