Lajme

E turpshme / Hajni i hyri në shtëpi 94-vjeçarit në Prizren dhe ia vodhi 140 euro

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ia ka vjedhur 140 euro një burri 94-vjeç, i cili ndodhej i vetëm në shtëpi.

Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

I moshuari nuk ka pësuar lëndime trupore.

/Shqip.com