Lajme Botë

E thotë studimi, COVID-19 lë çrregullime të trurit 2 vjet pas infektimit

Ilustrim

Sipas një studimi të ri të Universitetit të Oksfordit, njerëzit që kanë pasur COVID-19 përballen me rrezik të shtuar të sëmundjeve neurologjike dhe psikiatrike si mjegulla e trurit, psikoza dhe kriza deri në dy vjet pas infektimit.

Ky studim gjithashtu zbuloi se ankthi dhe depresioni ishin më të zakonshmet tek personat pas COVID-19, megjithëse zakonisht largoheshin brenda dy muajve pas infektimit.

Studimi, i botuar në revistën Lancet Psychiatry të mërkurën, është i pari që përpiqet të hulumtojë pasojat neurologjike dhe psikiatrike të COVID-19.

“Rezultatet kanë implikime të rëndësishme për pacientët dhe shërbimet shëndetësore pasi sugjeron që raste të reja të kushteve neurologjike të lidhura me infeksionin COVID-19 ka të ngjarë të ndodhin për një kohë të konsiderueshme pasi pandemia të jetë qetësuar,” tha autori kryesor i studimit Paul Harrison, një profesor i psikiatrisë, në një deklaratë.

Studiuesit ekzaminuan rreziqet e 14 çrregullimeve të ndryshme në mbi 1.25 milionë pacientë, duke filluar nga fëmijët tek të moshuarit që ishin kryesisht në SHBA.

Ekzaminimi është bërë dy vjet pas infektimit të personave me COVID-19.

Të rriturit që ishin 64 vjeç e lart që kishin pasur Coronavirus ishin më të rrezikuar nga mjegulla e trurit (640 raste për 10,000 njerëz) krahasuar me ata që kishin pasur infeksione të ndryshme të frymëmarrjes (550 raste për 10,000 njerëz).

Kishte 1,540 raste të mjegullës së trurit për 10,000 njerëz në pacientët 65 vjeç e lart që kishin COVID-19, krahasuar me 1,230 raste për 10,000 për ata me infeksione të tjera të frymëmarrjes.

Ndërkohë, ka pasur 450 raste të demencës për 10,000 njerëz dhe 85 shfaqje të çrregullimeve psikotike për 10,000 në mesin e pacientëve mbi 65 vjeç pas COVID-19.

Për infeksionet e tjera të frymëmarrjes në këtë grupmoshë kishte 330 raste për 10,000 për persona të çmendur dhe 60 raste për 10,000 persona me çrregullime psikotike.

Studiuesit zbuluan se fëmijët kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin epilepsi ose kriza (260 në 10,000) brenda dy viteve të një infeksioni COVID, krahasuar me ata që kishin pasur infeksione të tjera të frymëmarrjes (130 në 10,000).

Po ashtu vitin e kaluar një studim i Universitetit të Oksfordit zbuloi se një e treta e pacientëve me COVID-19 kishin përjetuar një sëmundje psikiatrike ose neurologjike gjashtë muaj pas infektimit./Shqip.com