Art Jetese

E thotë shkenca, ky është sekreti për një jetë më të mirë seksuale

Ilustrim

Shkencëtarët kanë arritur në një përfundim të pazakontë sa i përket përmirësimit të jetës seksuale.

Sipas studiuesve të Universitetit të Gjeorgjisë, nëse mashkulli është më i përfshirë në kujdesin e fëmijëve dhe në familje në tërësi, atëherë do të ketë një jetë më të mirë seksuale.

Studiuesit thanë se kur burrat marrin më shumë përgjegjësi prindërore, duke ndarë në mënyrë efektive detyrën e përkujdesjes me partneren e tyre, atëherë çifti merr më shumë kënaqësi nga marrëdhënia e tyre, një fakt që reflekton edhe në cilësinë e jetës së tyre seksuale.

Por kur gruaja ka përgjegjësinë e vetme për t’u kujdesur për fëmijët, atëherë asnjë nga partnerët nuk është i lumtur.

Kështu të dy raportojnë pakënaqësi më të madhe sa i përket marrëdhënies si dhe jetës së tyre dashurore./SHQIP.com