Lajme

E rëndë në Tiranë/ Gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati foshnja e sapolindur

TIRANE – Një foshnje e sapolindur është gjetur e braktisur mesditën e kësaj të mërkure, në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Një banor i zonës ka dëgjuar në bodrumin e një pallati të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë.

Foshnja është gjetur e mbeshtjellë me disa batanije dhe është transportuar mënjeherë në spital. Mësohet se foshnja ka pasur shqetësime shëndetësore kur ka mbërritur në spital, por gjendja tani raportohet e stabilizuar.

Po vijojnë hetimet per të parë se kur është braktisur fëmija dhe nga kush.

/Shqip.com