Tragjike në Krujë/ Gjyshi shtyp me makinë mbesën 1 vjeçe
Publikuar:
(05.02.2024 11:06:18)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mallkuc të Krujës, ku gjyshi ka shtypur për vdekje me makinë mbesën e mitur.
Shtetasi Martin Kaci raportohet se ka qenë duke ecur indietro me makinë në oborrin e banesës, kur ka përplasur mbesën 1 vjeçe e gjysmë.
E mitura me iniciale A.K., ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
/Shqip.com