Lajme

E rëndë në Fier/ 20-vjeçari me “Range Rover” përplas këmbësorin, burri vdes në spital

Një këmbësor 50-vjeçar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në Fier, nga një “Range Rover” që drejtohej nga një 20-vjeçar.

Policia bën me dije se 50-vjeçari është transportuar në spital por ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Ndërkohë i riu është shoqëruar në komisarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Shqip.com