Lajme

E quajti “dashnore të Kurtit”, Von Cramon i reagon Gjuriqit

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq fyen raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

iRaportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas akuzave të ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti është “i dashuri i saj”.

Von Cramon deklaratën e Gjuriq e quajti akuzë të rreme dhe qesharake, gjë që e bën gjatë gjithë kohës, por se nuk i kushton vëmendje.

Siç thekson ajo, Gjuriq nuk e kupton Bashkimin Evropian – e aq më tepër Parlamentin Evropian si funksionon.

“Zakonisht i injoroj këto akuza të rreme. Më mirë mos t’i kushtoj vëmendje dhe t’i ruaj nervat e mia. Ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Nuk më intereson. Ata as nuk e kuptojnë Bashkimin Evropian e aq më pak Parlamentin Evropian. Ata nuk e kuptojnë që ne nuk kemi “shef”, për shembull. Komentet e tyre janë thjesht qesharake”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon

Ambasadori i Serbisë në Amerikë ka kritikuar eurodeputeten Viola von Cramon për mbështetjen që i ka dhënë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.

Ai tha se Von Cramon “mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqij teksa ‘i dashuri’ i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret”.

“Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm”, shtoi ai.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i kishte reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell i cili këtë aksion e kishte cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar. /Shqip.com