Rozë

E pyesin se a do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”, kjo ishte përgjigjja e moderatores së njohur

“Për’puthen” padyshim që është një nga emisionet më të shikuara shqiptare me një tematikë të bukur siç është dashuria.

Pas mbylljes së sezonit të fundit në qershor tani në shtator pritet të nis sezoni i ri.

Tashmë, publiku ka nisur të interesohet për emrin e moderatores së re. Fjoralba Ponari është një ndër prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo shpeshherë është aktive në rrjete sociale, ku publikon foto të ndryshme. Së fundi, ajo është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve të saj në ‘Instagram’, në mesin e tyre ishte edhe prezantimi i “Për’puthen”.

“A do jesh ti nën drejtimin e Për’Puthen këtë sezon?”, ishte pyetja e një ndjekësi.

“Jo” ishte përgjigja e shkurtër e Fjoralbës.

Derisa Olsa në anën tjetër ka treguar se sezoni i ardhshëm do të jetë i mbushur me plot risi./Shqip.com