Rozë

E pyesin për Don Xhonin, modelja ruse tregon nëse janë bashkë

Ariana Lirey është rikthyer sërish në qendër të vëmendje pasi mori pjesë në klipin e ri të Don Xhonit, “Ike”. Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre, duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Modelja ruse së fundmi u pyet për reperin kosovar nga ndjekësit përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“Çfarë je ti për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës. “Çdo gjë ka një fillim dhe një fund”, u përgjigj Lirey duke lënë kurioz sërish fansat për marrëdhënien mes tyre.

Nuk dihet tani se çfarë po bëjnë apo si është raporti i tyre, ndonëse vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

/Shqip.com