Rozë

“E preferuara juaj u rikthye!” – Enca paralajmëron rikthimin në muzikë

Këngëtarja, Enca Haxhiu

Këngëtarja, Enca Haxhia është një ndër emrat më të përfolur të industrisë.

Ajo njihet për debutin e saj në muzikë dhe për këngët e saj të cilat janë gjithmonë hite.

Mirëpo, ajo bëri një pauzë sa i përket muzikës, por së fundmi ka njoftuar fansat se po bën një rikthim.

Në disa postime që ka hedhur në InstaStory, 26-vjeçarja bën me dije se së shpejti po vjen me këngë të re.

“Kënga e re po vjen së shpejti. E preferuara juaj po kthehet sërish. Mbret Enca”, tha ajo.

Megjithatë, ajo  nuk dha ndonjë detaj se për çfarë kënge bëhet fjalë apo nëse do të jetë një bashkëpunim. /SHQIP.com