Sport Ndërkombëtar

E papritur, Xavi kushtëzon Barcelonën

Me largimin e Sergio Busquets dhe mesfushorin tjetër defensiv, Franck Kessie që kërkon të largohet nga Barcelona, Bordi i këtyre të fundit ka filluar të mendojë për transferimin e një mesfushori dhe tekniku Xavi kërkon të sjellë në “Camp Nou”, “katalizatorin” e mesfushës së Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, tekniku Xavi kërkon me çdo kusht sezonin e ardhshëm në “Camp Nou” dyshen, Ilkay Gundogan-Joshua Kimmich, me “blaugranat” që kërkojnë të përfitojnë nga dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij në një klub të ri pas mosmarrëveshjeve që pati me drejtuesit e Bayernit pas shkarkimit të Julian Nagelsmann.

Kontrata e Kimmich me Bayern Munich është deri në vitin 2025, por ai nuk e ka problem të kalojë në një ekip të ri dhe sipas mediave, Barcelona është opsioni më i preferuar në këtë drejtim. Ashtu si Robert Lewandowski, gjermani është gati të ushtrojë presion mbi klubin e Mynihut për të lehtësuar një transferim.

Në krahun tjetër, klubi i Barcelona është e vetëdijshme se nënshkrimi i Kimmich mund t’i kushtojë shumë arkave të “katalanasve”, por klubi do të përpiqet të përmbushë kërkesën e Xavi për të krijuarj një ekip sa më kompetitiv sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com