Sport Shqiptar

E papritur, Rashica transferohet te skuadra turke

Milot Rashica ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipin turk, Besiktas.

Sipas mediave turke, Rashica është transferuar në ekipin bardhezi për 5 milionë euro.

Sezonin e kaluar, Rashica ishte huazuar te Galatasaray, prej ekipit anglez Norwich City.

Dëshira e anësorit të Përfaqësueses së Kosovës ishte që karrierën ta vazhdojë te Galatasaray, por zhvillimet e fundit tregojnë se ai do të luajë për Besiktasin, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë dy million euro.

/Shqip.com