Sport Ndërkombëtar

E papritur, Milan futet në garë për sulmuesin e njohur

Jo vetëm Davide Frattesi, por Milan do të dëshironte gjithashtu të futej në garë për Romelu Lukaku.

Me paratë nga shitja e Tonalit te Newcastle për 80 milionë euro, kuqezinjtë do të hidhen në sulm për sulmuesin belg, i cili edhe pse gjithmonë ka cilësuar  Interin si ekipin e tij të zemrës.

Edhe pse Chelsea i pagoi Interit 109 milionë euro për kartonin e tij, anglezët tashmë thuhet se janë të gatshëm ta lejojnë të largohet edhe për një shifër rreth 40-50 milionë euro, sipas “Gazzetta dello Sport”.

Të gjitha këto janë ende zëra dhe supozime, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar veror.

/Shqip.com