Sport Shqiptar

“E pamundur të zgjedhësh mes Kosovës dhe Zvicrës”

Zvicra-Kosovë

Mediumi zviceran, Blick, vazhdon të shkruaj për ndeshjen ndërmjet Kosovë dhe Zvicrës.

Blick ka intervistuar tifozë që përkrahin të dyja kombëtaret.

Blick – Për të pozuar për foto, Elvisi u përkujdes, që të shihej kryqi i bardhë i flamurit të Zvicrës, të cilin e mbante mbi shpatulla.

Pranë tij është bashkëshortja dhe tri vajzat, që po ashtu kishin ardhur në “Letzigrund” në ngjyrat e Zvicrës e Kosovës.

Vajza e vogël, Jona, mban një fanellë të Zvicrës, me numrin 10 të kapitenit Granit Xhaka.

“Ne vijmë nga Hergiswil në Kantonin Nidwalden, si skitari Marco Odermatt”, ka shpjeguar familja.

“Kjo lojë është dyfish e veçantë për ne. Është e pamundur të zgjedhësh mes Kosovës dhe Zvicrës. Prandaj i mbështesim të dyja”, përmbledh me krenari vajza e vogël Xhesika.

Ashtu si motrat e saj, ajo ka lindur në vendin që i mori prindërit e saj “tridhjetë vjet më parë”.

“Si kosovar me origjinë jam shumë i kënaqur që Granit Xhaka sonte po feston ndeshjen e 100-të ndërkombëtare për Zvicrën”, thotë familjari. “Është një simbol i bukur”.

Gjithsesi nuk kanë munguar simbolet në një stadium plot të martën në mbrëmje.

20,800 vendet e disponueshme në Letzigrund ishin të gjitha të zëna.

Ngjyra blu dominon në tribuna. Gjendja është e ngrohtë dhe miqësore. Familja Nidwalden nuk është e vetmja që ka një mendim të ndarë.

Xherdan Shaqiri brohoritet nga e gjithë turma në goditje nga këndi, por sapo gjërat bëhen të rrezikshme, lojtari i Baselit fishkëllehet.

Kosova arriti ta ndal Zvicrën në një barazim 1:1./Shqip.com