E nxiti gruan të bëjë vetëvrasje duke e rrahur, arrestohet i dyshuari nga Prishtina
Publikuar:
(30.07.2021 10:53:28)

Një burrë është arrestuar pasi ka nxitur gruan e tij të bëjë vetëvrasje, duke përdorur dhunë fizike ndaj saj, njofton Shqip.com.
Rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së enjtes së 29 korrikut në Prishtinë.
Policia lidhur me këtë rast është njoftuar nga vetë viktima, e cila pretendon se bashkëshorti i saj, duke u munduar ta detyrë të kryej vetëvrasje, e ka sulmuar fizikisht atë.
“Prishtinë 29.07.2021 – 08:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar duke u munduar ta detyroj të kryej veprën e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Shqip.com