Sport Ndërkombëtar

E mundi Barcelonën, por Real Madrid u eliminua nga ekipi i Simeones

Atletico Madrid iu është bashkangjitur në çerekfinale të Kupës së Mbretit ekipeve si Barcelona, Mallorca, Sevilla, Celta Vigo, Girona, Real Sociedadi, Athletic Bilbao e Mallorca.

Skuadra e Diego Simeonës mposhti atë të Real Madrid me rezultat 4-2 pas extra-time, duke e eliminuar nga gara.

Ishte skuadra e Atletico ajo që zhbllokoi takimin me golin e realizuar nga Lino në minutën e 39’, megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Oblak bëri autogol në minutën e 45+1’.

Atletico ktheu edhe njëherë avantazhin në minutën e 57-të me golin e Moratas.

Por mbretërit arritën të barazonin në minutën e 82-të, kur Jude Bellingham asistoi bukur te Joselu që shënoi për 2-2.

Në vazhdime, Atletiko arritit të shënoj dy gola të tjerë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Antonio Griazman shënoi për rezultatin 3-2 në minutën e 100-të, ndërsa Rodrigo Riquelme vulosi fitoren e Atletikos në minutën e 119-të.

/Shqip.com