Rozë

“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”- Adelina Tahiri sqaron të vërtetën e deklaratës

Adelina Tahiri dhe Bashkëshorti i saj,Serjozha Markov

Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur nga Shkupi prej vitesh tashmë nuk merret me muzikë dhe ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj.

Këngëtarja prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka bërë një reagim të gjatë në lidhje më një deklaratë që ka qarkulluar në rrjete sociale.

“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Zakonisht praktikoj të injoroj dhe të mos jap rëndësi portaleve dhe shkrimeve! Por deri me një pikë. Ju lutem nuk është e njerëzishme dhe korrekte që të shkruani me çdo kusht vetëm për të pasur lexueshmëri. Mos shkruani gjëra që kurrë nga goja ime nuk i kam thënë!

Sepse po e them publikisht do të paditeni rëndë. Më keni lënduar shumë rëndë, pa menduar se si unë i përjetoj, se si familja apo të afërmit e mi i përjetojnë!”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Adelina ka disa ditë që është kthyer nga pushimet në Turqi./SHQIP.com