Lajme

E mitura dyshohet se u sulmua seksualisht nga djali i dajës në Gjakovë

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur të premten e 27 tetorit në Gjakovë. Një vajzë e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një person i moshës madhore.

E pas disa ditësh, të dielën e 5 nëntorit i dyshuari u arrestua. Rastin për media e ka konfirmuar edhe policia.

“SULM SEKSUAL Gjakovë  27.10.2023 – 13:00. Me 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore. ”, tha për Express zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari i moshës madhore (18-vjeç), është djali i dajës së viktimës, vajzës së mitur (16-vjeçare).

Rasti është inicuar nga Prokuroria si “Sulm seksual”.

/Shqip.com