Lajme

E mitura dhunohet në hotel, arrestohet një person

Ilustrim
Ilustrim

Një e mitur dyshohet të jetë dhunuar në një hotel.

Policia raporton se personi i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 12.04.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com