Lajme

E mitura  arratiset nga dritarja e shtëpisë së të dyshuarit për sulm seksual

Policia e Kosovës/Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në dosjet e organeve të rëndit dhe drejtësisë pasi që një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person 33 vjeçar me inicialet SH.Ll

Sipas raportimit 14 vjeçarja me inicialet H.F në Policinë e Kosovës kishte rrëfyer se si ishte dhunuar nga i dyshuari në shtëpinë e këtij të fundit.

E gjithë ngjarja nis kur gjersa po ecte në rrugë 14 vjeçarja kishte përshëndetur 33 vjeçarin por që e mitura nuk ishte ndalur por kishte vazhduar rrugën.

Por që 33 vjeçari nuk ishte ndalur me kaq. Ai kishte vazhduar ta ndjek të miturën dhe e kishte ftuar për një kafe në një lokal në Piskotë të Gjakovës.

Në dosjen e siguruar nga KALLXO.com përmendet se e mitura dhe i dyshuari kishin pirë kafe e më pas kishte ndodhur edhe vepra penale.

Po ashtu thuhet se 33 vjeçari e kishte dërguar në shtëpinë e tij 14 vjeçaren dhe kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Policia ka njoftuar se dy natë më parë ka arrestuar të dyshuarin i cili aktualisht gjendet në ndalim me urdhër të prokurorit të rastit.

Pas dërgimit të kallëzimit penal nga Drejtoria rajonale në Gjakovë, prokurori i rastit ka kërkuar edhe masën e paraburgimit për 30 ditë nga ana e Gjykatës në Gjakovë./Shqip.com