Sport Ndërkombëtar

“E majta magjike” e Zhegrovës

Edon Zhegrova

E majta “magjike” e Edon Zhegrovës është duke dhuruar “art” në fushën e gjelbër.

Sulmuesi nga Prishtina, të premten shënoi golin e tij të radhës me Baselin duke treguar që është rikthyer në elementin më të mirë, shkruan Shqip.com.

Në ndeshjen që Baseli e zhvilloi kundër AC Ominia, 22 vjeçari, pas një driblimi të bukur në zonën e rreptësisë, e goditi topin në mënyrë mjeshtërore, duke e mposhtur portierin kundërshtar.

Ky takim ishte i vlefshëm për Europa Conference League, ndërsa Baseli triumoi me rezultat 3-1.

Zhegrova, paraqitje të mirë pati në ndeshjen e kaluar, ndaj Sionit, ku e shënoi një eurogol, duke e festuar rikthimin nga lëndimi, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai, po ashtu është shpallur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e Zvicrës.

Goli i Edon Zhegrovës, në ndeshjen ndaj Sion

Në përgjithësi, këtë sezonë, ai ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Baselin dhe ka regjistruar tre gola dhe tre asistime.

Vlera e tij në tregun e tranferimeve sipas “Tranfermarket”, konsiderohet të jetë, dy milionë euro.

Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e Genk, ndërsa ëndrra e tij, siq edhe e ka thënë disa herë në intervista, është që të luajë për Barcelonën./Shqip.com