Sport Ndërkombëtar

E kryer, Xhaka është futbollist i Bayer Leverkusenit

E ardhmja e Granit Xhakës tashmë është e qartë. “SportBild” të enjten ka raportuar se reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është parë duke shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore.

Xhaka, i cili edhe më parë ka bërë karrierë në Bundesligën gjermane tek Borussia Monchegblach, shumë shpejtë pritet të kompletojë transferimin te skuadra e Bayer Leverkusenit.

Siç raportohet, marrëveshja mes Bayern Leverkusen dhe Arsenalit ishte arritur qysh në muajin maj, derisa “Topçinjtë” do fitojnë 25 milionë euro nga shitja e kartonit të Xhakës.

Kosovari thuhet se do të firmosë kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2028.

/Shqip.com