E kryer, Chelsea ka vendosur për trajnerin e ri
Chelsea dhe Mauricio Pochettino janë dakorduar për një kontratë bashkëpunimi shumëvjeçar.
Të dyja palët kanë qenë në bisedime të avancuara që nga prilli dhe kanë arritur një marrëveshje për një kontratë shumëvjeçare.
51-vjeçari argjentinas nuk ka marrë drejtimin e një skuadre këtë sezon, duke qenë jashtë fushës pasi u shkarkua nga Parisi.
Ai do të marrë drejtimin gjatë verës së bashku me partnerët e tij, Jesus Perez, Miguel d’Agostino, Toni Jimenez dhe djalin e tij, Sebastian Pochettino.
Njoftimet priten brenda ditëve në vijim, ku Pochettino do të kthehet në Londër pas pesë vitesh në Tottenham.
Pochettino do të jetë trajneri i pestë i epokës së Todd Boley-t, pas Frank Lampard, Thomas Tuchel, Graham Potter dhe kujdestarit Bruno, derisa Lampard të merrte sërish drejtimin.
/Shqip.com