Sport Ndërkombëtar

E kryer, Arsenali bën goditjen e madhe

Është thjesht çështje orësh, por nuk ka më asnjë dyshim. Declan Rice do të vesh fanellën e Arsenalit në sezonin e ri. Mes palëve nuk ka më pengesa, janë në detajet e fundit për të zyrtarizuar këtë lëvizje rekord. “Topçinjtë” do të paguajnë 115 milionë euro te West Ham duke i rrëmbyer kapitenin “çekanëve”. Arsenal do ta paguajë me tre këste këtë shumë, shkruan Guardian.

Declan Rice ishte një nga lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar vere ku për të interesoheshin edhe ekipe si Manchester City dhe Bayern Munich.

/Shqip.com