Rozë

E krahasuan me presidentin ukrainas, Ermali tregon nëse do t’i futej politikës

Ermal Mamaqi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është bërë viral në rrjete sociale.

Kjo pasi ai ka qenë në të kaluarën edhe aktor humori.

Pas kësaj fansat në Shqipëri kanë nisur aludimet se kush nga aktorët tanë të humorit do të bënte më së miri rolin e liderit në vendin tonë.

Mes shumë emrave, ndjekësit kanë përmendur dhe Ermal Mamaqin, i cili në intervistë të  “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se ka pasur disa oferta disa vite më parë.

“Nuk është çudi. Kam pasur oferta para shumë vitesh nga të dyja kahet e politikës por i kam refuzuar. Mendoj se është një terren që nuk e njoh por ku i dihet vjen një moment dhe bëhem kryeministër i këtij ose atij vendi.”, u shpreh Ermali.

A do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të ishte përballë Ramës? “Mendoj se po ta kisha marrë si qëllim do kishim dalë shumë afër. Do e kisha mundur, do ta kisha lënë që të ishte afër meje.”, tha Ermali.

Ndryshe, lufta në mes të Ukrainës dhe Rusisë është në ditën e tetë të luftimeve./SHQIP.com