Sport Ndërkombëtar

E konfirmon Tare, Correa mund t’i bashkohet Interit

Joaquin Correa

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se sulmuesi, Joaquin Correa dëshiron të largohet nga Lazio dhe mund t’i bashkohet Interit, shkruan Shqip.com.

Argjentinasi nuk ishte i ftuar për ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër Empolit.

“Ne e dimë që Correa dëshiron të largohet nga Lazio, ekziston kjo mundësi me Interin, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Tare për “Sky Sports Italia”.

Edhe Everton kishte shprehur interesim për ta transferuar sulmuesin, ku edhe ishin të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro, por Correa ka refuzuar ata.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai e di këtë, nuk varet tërësisht nga ne, por është në duart e Interit. Gjithashtu nuk është vetëm Inter, ka diçka edhe jashtë vendit, po djali dëshiron të mbetet në Itali”, theksoi tutje Tare.

“Agjentët po bëjnë punë të vështirë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjëja e rëndësishmë është se kushdo që mbetet duhet të jetë i lumtur të veshë fanellën e Lazios”.

“Correa gjithmonë është sjellë profesionalisht, edhe në këtë periudhë para-sezonale, kështu që na duhet vetëm durim për të parë se çfarë ndodh në një mënyrë ose në një tjetër”, ka përfunduar ai.

Joaquin Correa është i lidhur tash e sa kohë me një largim nga “Shqiponjat”, derisa transferimi i tij te Interi pritet të jetë vetëm qështje ditësh./Shqip.com