Rozë

E kishte ofenduar kohë më parë, ky është veprimi i Elvana Gjatës ndaj Noizy-t

Elvana Gjata dhe Noizy

Vite më parë Noizy dhe Elvana Gjata kanë prishur raportet e tyre.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës sa Elvana ishte pjesë e grupit “Baba Stars”, gjë që solli edhe një hatërmbetje mes artistëve, konflikt që vazhdoi për disa kohë.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Noizy zbuloi se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar dhe nuk dëshiron ta mbyll karrierën pa pasur një këngë më të.
Mes të tjerash ai tha se Elvana është një vajzë shumë e mirë.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha reperi.

Ata tashmë janë kthyer në miq dhe kolegë shumë të mirë. Kjo u konfirmua edhe nga veprimi i fundit i Elvana Gjatës, që erdhi fill pas koncertit të Noiz-t, “Alpha Shoë”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme.

Me anë të një postimi në Instastory Elvana shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”.

Më pas Noizy e ka ripostuar story-n, ku e ka cilësuar Elvana Gjatën si “ikonë.”/SHQIP.com