Sport Ndërkombëtar

E kishte humbur shikimin, por jo edhe shpresën

Omar Elabdellaoui

E kishte humbur shikimin, kaloi ditë të vështira, por nuk u dorëzua.

Pas 11 operacioneve dhe më shumë se 12 muajve mungesë, Omar Elabdellaoui është rikthyer në fushën e gjelbër.

Futbollisti i Galasatarayt, luajti 90 minuta – në fitoren që skuadra e tij e arkëtoi ndaj Goztepe – me rezultat 2-3.

Pas ndeshjes, ai u shpreh tejet i lumtur dhe tregoi se ka “luftuar” shumë që ta shijojë këtë ditë.

“Kam kaluar një proces të vështirë. Ishte një dëmtim i vështirë. Kam luftuar shumë. Jam kthyer në fushë dhe bëj atë që dua më shumë. Është ëndrra ime e realizuar për herë të dytë. Më dukej sikur fillova futbollin për herë të dytë”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Në këtë takim – ai kishte të vendosur syze – për të qenë më i sigurtë.

Postimi i tij në Twitter – pas ndeshjes

Çka kishte ndodhur?

Elabdellaoui kishte mbetur i verbër pasi një fishekzjarre shpërtheu në fytyrën e tij në natën e Vitit të Ri në 2020.

Ai u detyrua të i nënshtrohej 11 operacioneve, duke përfshirë një transplantim të qelizave burimore okulare nga motra e tij.

Natyrisht që procesi ishte tepër i gjatë, por falë trajtimit në SHBA, norvegjezi tashmë është rikthyer përsëri dhe po luan futboll. /Shqip.com