Rozë

“E keni tepru”, Bearti reagon për lajmet rreth Teas

Beart Rexhepi

Modeli, Beart Rexhepi u bë cak i mediave rozë për lidhjen e tij më Tea Trifonin.

Ai ditën e djeshme postoi një Instastory e cila morri vëmendjen e ndjekësve të tij teksa edhe u mor si një thumb kundër ish-partneres Tea Trifonit, ku ishte shprehur edhe me terma ofendues.

Ndërsa pas lajmeve të shumta se thënia e postuar në Instagram iu drejtua Teas, ai postoi një reagim të tij në Instastory.

Bearti dukej se ishte mjaft i revoltuar nga ‘zhurma’ që bëri postimi i tij duke i quajtur si tepërta këto lajme.

Bearti u shpreh se nëse do të ishte një thumb për Tean ai do ta etiketonte atë në postim apo do ta thoshte hapur emrin e saj ‘sikurse bëri në fillim’ të ndarjes.

“Tash e keni tepru. Kjo lidhje ka kohë që ka përfunduar. Nëse dua të i hedhë kunja dikujt unë e përmendi në emër ashtu siç e kam përmendur në fillim”, ka deklaruar ai.

E në lidhje më situatën e krijuar, Tea nuk ka reaguar ende./SHQIP.com