Rozë

“E ke marrë Markun për lekë”, Rudina Dembacaj i përgjigjet ashpër ndjekësit

Rudina Dembacaj jo rrallë është bërë kryefjalë në mediat rozë, asaj jo rrallë i ka dalë punë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një bashkëbisedim virtual që aktorja zhvilloi me ndjekësit e saj.

Rudina publikoi një pyetje të një ndjekësi i cili shkruan: “Pse e more Markun vetëm për lekë?”

Nuk ka munguar një përgjigje as nga ana e aktores së humorit e cila shkruan: “Po pse kaq zili o non, pse?! S’të ka dashur si Marku mua? Po hape mendjen se ndoshta gjen dhe ti dashuri.”

Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër.

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP./Shqip.com