Lajme Botë

E hëna shpallet ditë zie në Shqipëri për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

13 shkurti në Shqipëri është shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Rama thotë se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtizë dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës do të jenë në shenj solidariteti.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, ka thënë Rama.

/Shqip.com