Rozë

E gjithë ‘’zhurma’’ e krijuar nga Flori Mumajesi kishte të bëjë me një vajzë?

Flori Mumajesi

Flori Mumajesi ditëve të fundit ka qenë kryefjale e mediave rozë.

Kjo pasi ai ka vendosur që ti fshijë këngët e tij nga Youtube-gjë që mërziti shumë fansat e tij.

E gjithë situata a ka të bëjë me një vajzë?

Këtë të paktën na la ta kuptojmë përmes një video të fundit ku flet për dikë dhe thotë se ajo e ka akuzuar se po viktimizohet.

“Më tha viktimë, është ndikuar nga komentet që ka lexuar, edhe pse më njeh. Ka harruar që 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horrorr. Por unë jam i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli në një formë apo një tjetër. Unë viktimizimet i urrej sepse mendoj që roli i viktimës bëhet për të përfituar diçka. Unë s’jam as servile, as b*thlëpirës, as pa dinjitet”, thotë ndër të tjera kantautori.

/Shqip.com