Sport Ndërkombëtar

E fejuara dhe motra reagojnë ashpër për Ronaldon, i cili nuk u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen Portugali – Zvicër

Georgina Rodriguez ka reaguar për të fjeturin e saj, Cristiano Ronaldo, i cili nuk u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës në mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Polemikat e Manchester United janë lënë pas dhe tashmë radhën e ka Portugalia ku përzgjedhësi Fernando Santos mori vendimin për të mos e aktivizuar nga minuta e parë Ronaldon.

Rodriguez është hedhur menjëherë në sulm me një postim të fortë. “Urime Portugalisë. Ndërsa 11 lojtarë po këndonin himnin, të gjithë objektivat e kamerave ishin mbi ty. Sa keq që nuk mund ta shijonim lojtarin më të mirë të botës 90 minuta. Fansat nuk reshtën së thirruri emrin tënd. Shpresoj që Zoti dhe miku jot i shtrenjtë Fernando Santos të vazhdojnë dorë për dore dhe të na bëjnë të dridhemi sërish një mbrëmje tjetër”, ka shkruar Georgina Rodriguez në rrjetet sociale, shkruan Shqip.com.

Për Ronaldon që u aktivizua në ndeshjen e fituar nga Portugalia vetëm në pjesën e dytë, ka reaguar edhe motra e tij, Elma Aveiro.

“Po, Ronaldo nuk është i përjetshëm dhe nuk do të luajë përgjithmonë, për fat të keq nuk shënon më se është i vjetër, Portugalia nuk ka nevojë për Ronaldon. Ajo që ai ka bërë është harruar tërësisht. Tani nuk kanë nevojë për të. Do ta regjistroj këtë dhe do të flasim më vonë. Është një mëkat të përulësh një njeri kaq shumë”, ka reaguar Elma Aveiro në rrjetet sociale.

/Shqip.com