Lajme

E dyshuara e pranoi se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit

Policia e Kosovës, Ilustrim
Policia e Kosovës, Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash e ka pranuar se ka kryer vrasjen duke përdorur mjete të ndryshme të forta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

Kështu, lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

Në ora 12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës , të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958.

Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Vepra penale është ri kualifikuar si vepër

“Vrasje e rëndë”

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të martën se e ka arrestuar të dyshuaren për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit.

/Shqip.com