Sport Shqiptar

E dhimbshme, vdes futbollisti 15 vjeçar i skuadrës prishtinase

Klubi i futbollit 2 Korriku, futbolli kosovar dhe sporti në përgjithësi kanë marrë një lajm të dhimbshëm. Futbollisti 15-vjeçar i këtij klubi, Leonit Syla ka vdekur pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi është publikuar nga vetë klubi prishtinas.

“Këto momente janë jashtëzakonisht të rënda; të gjithë jemi me lot në sy e dhimbje në zemër, por bashkë më Ju do të jemi përherë e nderuara familje e të ndjerit, të cilin do ta kujtojmë përherë me të gjitha ato kujtime të bukura e shpresëdhënëse që i ka lënë pas vetes”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të 2 Korrikut.

/Shqip.com