Rozë Ndërkombëtar

E dashura e re e Pique thuhet se ka ngjashmëri të madhe me Shakiran

Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë para ndarjes së tyre në qershor, pas 12 vitesh së bashku.

Raportimet deklaruan se tradhtia e Pique ishte në qendër të ndarjes, me të dashurën e tij të re që thuhet se ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.

Mediat kanë qenë të zëshëm duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e saj, me The Sun duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.

E njëjta fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira.

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bionde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

‘Chisme No Like’ raporton se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e re me prindërit e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

https://twitter.com/carladirtyy/status/1557484524317155329?s=20&t=-UcF2KTUHdo4VRBYTuoKaA

Çifti u takuan përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe me një burim që tha për The Sun, ata janë bashkë prej muajsh.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë”, ka thënë burimi anonim.

“Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente”.

View this post on Instagram

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”, thuhet më tej.

Përndryshe, Pique ende nuk është deklaruar në media për të konfirmuar lidhjen e re./Shqip.com