Rozë

E dashura e Bleros ka dy fjalë për Lindën

Pas debateve të ashpra mes dy banorëve të spektaklit televiziv “BBVK2”, Lindës dhe Bleros, ku këngëtarja hodhi akuza të rënda ndaj ti, erdhi radha të reagoj edhe e dashura e Bleros, e cila deri më tani është “misterioze”.

Ajo thumboi Lindën duke i thënë që mundet ta shikoj lirisht Bleron pasi hera e fundit që ka parë diçka të bukur ishte para 12 vitesh.

“Kam dy fjalë për Lindën, shiko me sy e s’është për ty, jo, po bëj shaka… Shiko burrin tim pa frikë, e di që hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vite më parë. Ai është thjesht seksi, nuk ka faj Linda!”-ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social “Instagram”.

/Shqip.com