Sport Ndërkombëtar

E bujshme, Kane I thotë “PO” skuadrës së madhe evropiane

Harry Kane i ka thënë “po” Bayern Munich. Sipas raportimeve nga “Tuttomercatoweb”, ka ende një boshllëk me Tottenham në vlerësimin e sulmuesit anglez, por Kane ka vendosur të pranojë kalimin në Gjermani te skuadra bavareze.

Bayern është gati të përshpejtojë procedurat në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen me Tottenham dhe t’i japin trajnerit Tuchel trashëgimtarin ideal të Robert Lewandowskit në repartin e sulmit.

Është folur shumë për mundësinë që Kane të transferohet te Manchester United, por edhe te Real Madrid, por duket se ai do ta vazhdojë karrierën në Gjermani.

/Shqip.com