Sport Ndërkombëtar

E ardhmja e Salibas – akoma e mjegullt

William Saliba

William Saliba është duke kaluar në formë jetësore Olympique de Marseille.

Por, e ardhmja e tij mbetet e mjegullt, pasi Arsenali i zotëron shërbimet e tij.

Në një intervistë për RMC Sport ai ka folur për të ardhmen – duke mos fshehur dëshirën që të vazhdojë qëndrimin në Francë.

Football/Premier Leage – Arteta wants Saliba's return - Sport Business Mag
William Saliba

“Nuk e kam fshehur kurrë faktin se ndihem mirë këtu. Kanë mbetur edhe dy muaj nga përfundimi i sezonit dhe gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur në Ligën e Konferencave”,

Ai po ashtu shtoi se “mendoj se do të ketë diskutime mes Arsenalit dhe Marsejës në fund të majit ose në fillim të qershorit. Atëherë do të vendosim. Me siguri, megjithatë, qëndrimi këtu [me Marsejën] nuk do të ishte një ide e keqe – përkundrazi. E njoh qytetin, shokët e skuadrës, trajnerin tim… por nuk varet vetëm nga unë”.

Arsenal fans love what William Saliba did against MK Dons in 4-1 friendly  win - football.london
William Saliba – sezoni i kaluar me Arsenalin

Saliba ka zhvilluar 28-të paraqitje në këtë kampionat, duke qenë ndër pikat më të forta të repartit defanziv të “Les Phocéens”.

20 vjeçari konsiderohet si një talent i madh – por mbetet të shihet nëse Mikel Arteta e dëshiron rikthimin e tij në “Emirates Stadium”. /Shqip.com